Roberto Vivaldelli
Brian D. Sicknick është emri i agjentit 42-vjeçar i cili u vra më 6 janar gjatë sulmit ndaj Kongresit të nisur nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Duke folur nga Wilmington, Delaware, Presidenti i zgjedhur Joe Biden siguroi se ata që janë përgjegjës për vdekjen e Sicknick do të “paguajnë” për veprimet e tyre ndërsa udhëheqësit e Partisë Demokrate e kanë paraqitur Sicknick si martir të #Rezistencës kundër manjatit. Në këtë kuptim, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi përshkroi vdekjen e agjentit të Capitol Hill si një kujtesë të nevojës për të “mbrojtur vendin tonë nga të gjitha kërcënimet, të huaja dhe të brendshme”. Faqja e Koalicionit Demokrat në Twitter u kërkoi Republikanëve që “të dënojnë sulmin terrorist në Capitol, duke fajësuar udhëheqësin e kryengritjes, Donald Trump” në emër të policit që vdiq në përleshje.
Agjenti i Capitolit ishte një mbështetës i Trump
Sidoqoftë, siç vë në dukje New York Post, ekziston një fakt që e majta demokrate lë pas dore: Brian Sicknick ishte një mbështetës i bindur i Presidentit të SHBA Donald Trump, siç konfirmohet nga mikja e tij Caroline Behringer – një asistente e kongresit e Nancy Pelosit – menjëherë pas vdekjes së tij. Larg nga ndarja e opinionene të # Rezistencës, ai kundërshtoi impeachmentin e Trump. Ashtu si shumë mbështetës të manjatit të cilët tani po censurohen, ai besonte se sistemi ishte në thelb i manipuluar në favor të një elite të ngushtë. Ai madje kishte bërë thirrje për ndryshimin e regjimit në Amerikë në të kaluarën. Por kush ishte Sicknick?
Agjenti “i shërbeu Vendit të tij me nder” dhe e bëri familjen e tij “shumë krenare”, tha vëllai i tij. Ai u shkarkua me nder në 2003, sipas Nënkoloneles Barbara Brown, një zëdhënëse e Gardës Kombëtare të New Jersey. Brian D. Sicknick ishte një patriot dhe një veteran i luftës i cili besonte se Amerika duhet të zvogëlojë angazhimin e saj ushtarak jashtë vendit. Pasi i shërbeu vendit të tij dhe vëzhgoi funksionimin e qeverisë së tij, ai u bind se Amerika drejtohej nga një oligarki egoiste, e pandjeshme dhe e papërgjegjshme, shkruan New York Post. Gjashtë muaj pasi mbaroi shkollën e mesme në 1997, ai hyri ne Gardën Kombëtare Ajrore të New Jersey. Ai u ndesh në Arabinë Saudite dhe Kirgistan. Në vitin 2003, Sicknick shprehu dyshimet e tij në rritje mbi Luftën e Terrorit në Afganistan lancuar nga administrata Bush. “Morali i trupave tona është rrezikshmërisht i ulët. Po filloj të shoh një trend në rritje të ushtarëve Amerikanë që pyesin, “Pse jemi akoma këtu?” Ai kishte arritur të besonte se Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në një “luftë të panevojshme”. Dhe ato premtime të mosangazhimit ushtarak të bëra nga Donald Trump ndoshta e bindën atë që ta mbështeste atë në 2016.
Flamujt në gjysmë shtizë
Policia nuk ka konfirmuar rrethanat e vdekjes së agjentit, por ka shpjeguar se “ai u plagos” gjatë sulmit në Capitol nga demonstruesit. Ai u kthye në zyrën e tij të divizionit dhe u shemb perdhe, pastaj u dërgua në një spital lokal ku vdiq rreth orës 21:30 të së enjtes. Sipas dy agjentëve të forcave të rendit që folën për Associated Press, Sicknick u godit në kokë me një fikës zjarri. Për të nderuar kujtimin e tij dhe të Howard Liebengood, agjenti tjetër i vrarë gjatë përleshjeve, Presidenti i SHBA Trump nënshkroi një dispozitë që urdhëronte flamujt Amerikanë të valëviteshin në gjysëm shtize në të gjitha ndërtesat. federale deri më 13 janar.
VERITAS.COM.AL