Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit janë përpunuar 241 490 pasagjerë, një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë, njoftoi Autoriteti Portual, përcjell A2 CNN. Në hyrje të vendit janë regjistruar 112 194 pasagjerë, ndërsa 129 269 kanë udhëtuar drejt porteve ndërkombëtare. Po ashtu, mbi 104 mijë automjete, kamionë dhe trailerë janë përpunuar në port, me një rritje prej 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

Porti i Durrësit  vijon trendin pozitiv të performancës, duke reflektuar rritje në të gjithë treguesit kryesorë të aktivitetit. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë përpunuar mbi 1.9 milionë tonë mallra ose 3.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari, theksoi se ky rezultat është produkt i bashkëpunimit të ngushtë me operatorët portualë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *