Agjencia prestigjioze Reuters, e cila gjatë fushatës shfaqi “ngadalësi” dhe “ngathje” para rezultateve të Trump, ndërsa për Cliinton transmetoi shumë nxitimthi, sot më në fund u vu në pozitë që të pranojë epërsinë e Trump.

Gara për në Zyrën Ovale ka qenë shumë e rëndësishme këtë javë, teksa disa shtete të lëkundura u pozicionuan. Donald trump i duhet të ngrihej në këto shtete me qëllim që të shkëputej nga Hillary Clinton, sipas Reuters/Ipsos.

Ndërsa Clinton duket se si “rastësisht” mbeti favorite deri të Martën, Trump tani ka “rrënjë të besueshme” drejt fitores; sidomos në qoftë se do të ketë një rënie më të shpejtë të numrit të votuesve Afrikano- Amerikan në krahasim me zgjedhjet e vitit 2012.

Por akoma Trump duhet të fitojë Floridën dhe North Carolinën për të forcuar shanset q ëtë jetë në Shtëpinë e Bardhë.

Por sido që të bëhen matjet, Trump ka pasur një vrapim shumë të mirë javët e kaluar. Mbështetja e tij është rritur ndjeshëm në 24 shtete, ndërsa ka humbur pikë në 11 shtete. Ndërsa rivalja Clinton u ngrit në 13 shtete dhe humbi 22 të tjerë.

Rritja e Trump erdhi në periudhën kur nuk kishte kontraversitete për të mbrojtur, ndërsa rënia e Clinton erdhi në kohën kur u zbuluan emailet e Departamentit të Shtete në serverë privat të ndihmëses së saj, Huma Abedini dhe burrit të saj.

Projekti i sondazheve ka pyetur 15 mijë qytetarë çdo javë  në 50 shtete, plus Washington, D.C., duke i vizituar një për një.

/Veritas.com.al/