Nga Katia Fache/
Aktorja, producentja dhe shoqja “indipendente” e François Hollande është objekt i një libri që del në fund të janarit të ardhshëm. Por disa detaje janë zbuluar që tani…
Ka thuajse një vit që flitet për këtë libër dhe disa sekrete kanë janë zbuluar pa dalë akoma në librari. Historia e saj me Presidentin e Republikës, ndonëse shumë diskrete, madje e padukshme, është idili që vazhdon të tërheqë kuriozitetin e frnacezëve.
Të fshehtat
Libri tregon kulisat e çiftit, çka thonë për njëri tjetrin dhe gjithë sajesat që bënë për të mos rënë në sy gjatë pushimeve që bënë bashkë në 2015. Ka edhe deklarata me humor: “I dashuri im është nepsqar dhe vishet keq”.
Historia e dashurisë së tyre duhet të ketë nisur në 2007. Në fakt, edhe pse autorët nuk janë të sigurt se kur ka ndodhur tamam takimi i tyre i parë, gjithçka duhet të ketë nisur që në 2007 gjatë një darke për nder të Ségolène Royal, sepse aktorja ishe anëtare e komitetit mbështetës të saj gjatë fushatës presidenciale.
Anekdota dhe situata të tjera të pazakonta
Libri për Julie Gayet zbulon edhe situatat delikate që kanë kaluar aktorja dhe presidenti. Ka patur foto të “vjedhura” në Rrugën e Cirkut dhe që u publikuan në revistën Closer, por edhe ndodhi të tjera. Në 2013, për shembull, aktorja duhej të luante në një pjesë teatrore (Skena të jetës martesore) me aktorin Patrick Braoudé që kish interpretuar një vit më parë François Hollande-in në një telefilm të transmetuar në France 2. Panik në bord, gruaja e re anuloi gjithçka me urgjencë.
Një koinçidencë e çuditshme do t’i ndodhë: Një nga filmat e saj që duhej të titullohej “Faleminderit për bashkëpunimin tuaj” (Merci pour votre collaboration) u desh të ndryshojë pas daljes në të njëjtën kohë të librit të Valérie Trierweiler “Faleminderit për këtë moment” (Merci pour ce moment).
Megjithëse Julie Gayet ankohet se ndjehet e bezdisur, libri zbulon se aktorja dhe producentja duket se argëtohet me statusin e saj “gjysëm-zonjë e parë” derisa nganjëherë luan divën dhe alternon kapelen “aktore-producente” dhe kapelen “zonjë e parë” kur ia do qejfi. Kjo histori dashurie është në të gjitha rrethanat një situatë e padëgjuar në historinë e Republikës së pestë…
/Veritas.com.al/