Në 11 Nëntor të vit 2016 është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku është diskutuar mbi gjendjen e kanabisit në vend; kultivimi dhe trafikimi. Dokumentet e mbledhjes nuk u bënë publike.

Pas zhvillimeve shumë të vrullshme hetimore e politike mbi gjendjen e krimit të kanabisit në vend, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shprehin dyshimin se pas asaj mbledhjeje janë fshehur prova të rëndësishme që mund të ndihmojnë hetimin e implikimit të zyratrëve të lartë të shtetit me kultivimin d trafikimin e kanabisit.

Deputetët e opozitës i kanë dërguar sot një letër presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Deputetë Flamur Noka, Isuf Çelaj, Xhemal Gjunkshi, Myslim Murrizi, Ervin Salianji, Luan Rama dhe Endrit Brahimllari i kanë kërkuar presidentit Meta që të bëjë publike mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar në muajin nëntor 2016 ku është diskutuar për kanabisin.

Sipas tyre është në interesin e gjerë publik që kjo mbledhje të deklasifikohet dhe  të shpërndahet për të gjithë, për të kuptuar se çfarë u diskutua në atë takim.

Veritas.com.al/