
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të tregojë një pjesë të strategjisë elektorale për 11 majin. Mes grave dhe vajzave socialiste, Rama pohoi se lista e mbyllur e do të përbëhet në shumicë nga gjinia femërore, ndërsa burrat e partisë do të garojnë në pjesën e hapur të listës për ta fituar vetë mandatin.
“Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS mandate do t’i hedhim në gushë që meritojnë mandate, ndërsa gratë do ti ndajmë në dy pjesë, gratë që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e gjithë ne në pjesën e mbyllur të listave dhe vajzat që do jenë pjesë edhe listave të hapura. Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza. Gra që janë forca e të resë”, tha Rama, shkruan A2 CNN.
Ndërsa koalicionin “Shqipëria Madhështore” që drejtohet nga Sali Berisha e cilëson si një grumbull rraqesh, por sërish ka një batutë për një prej aleatëve të PD. “Gjëja më madhështore janë mustaqet e Kujtim Gjuzit, por e vetmja gjë madhështore”, tha kryeministri.
Thirrjen e Sali Berishës për bojktot të mësimit kundër mbyllljes së TikTok e konsideron si lajthitje. “Lajthitja e madhe e thirrje për të mos shkuar në mësim dhe thirrjes për të mbajtur prindërit fëmijët në mësim se do mbyllet TikTok, tregon se sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital”.
Për të gjitha gratë që kanë burrat demokratë ka një kërkesë për 11 majin. “Burrat mbajini në shtëpi në 11 maj, jo fëmijët për të shkuar në shkollë”. (A2 Televizion)