Pavarësisht konfuzionit politikë që mbetën në Malin e Zi, për Kryeministrin Dritan Abazoviç, qeveria është duke punuar shumë mirë sot me mandate të kufizuar, sesa kur fitoi mandatin e plotë. Në një prononcim për mediat shqiptare, Abazoviç nënvizoi se qeveria e tij u rrëzua nga ata, që nuk ndiheshin mirë me luftën që qeveria shpalli korrupsionit, duke fajësuar dhe presidentin Gjukanoviç.
Ne kemi dhënë modelin më të mirë në Mal të Zi. Nëse ju them që paga minimale nga 550 euro është bërë 720 euro. Më duhej pak kohë, pasi disa njerëz kanë dashur të shkëputen prej agjendës luftës kundër luftës së korrupsionit. Ne atë kishim qëllimin kryesor.”- tha Abazoviç.
I pyetur për “Open Balkan”, Azoviç e vlerësoi si një platformë për zgjidhjen e konflikteve politike në rajon, teksa pranoi influencën ruse Malin e Zi dhe jo vetëm.
‘Ideja e Ballkanit të Hapur është sesi të ulemi në tryezë. Asgjë s’kam me Procesin e Berlinit, por le ta bëjmë bashkë pa francez e gjerman.’- u shpreh ai.
Abazoviç këtë qëndrim e artikuloi gjatë një vizite në Tiranë, ku mori titullin “Docotor Honoris Causa”, me motivacionin për kontribut të shquar në promovimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Republikën e Malit të Zi, promovimin e multikulturalizmit dhe ndërtimin e instrumenteve të përbashkët për zhvillimin dhe ruajtjen e paqes e dialogut në rajon, në funksion të integrimit të tij në Bashkimin Europian.
I pranishëm në ceremoni, ku u promovua dhe libri Abazoviç, “Kritika e Etikës Globale’, ishte dhe pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama. Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen, që ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.
‘Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë.’- tha Rama.