Tirane- Një 17 vjeçare, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës humbi jetën paraditen e 15 dhjetorit në spitalin infektiv të Tiranës për shkak të meningjitit akut.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Donika Mema Bardhi epidemiologe tek ISHP zbuloi detaje të hetimit epidemiologjik. Vajza zbulohet se ka qenë në një eskursion me klasën në Voskopojë, dhe të shtunën, 14 dhjetor, gjëndja e saj është rënduar.
Vajza para 1 jave, sipas hetimit epidemiologjik që është bërë në mënyrë të menjëhershme. Është identifikuar rasti dhe monitoruar në mënyrë perfekte. Vajza ka qenë në Voskopojë në eskursion me klasën. Është kthyer dy ditë më pas, pra të mërkurën ka pasur gjëndje virale, e cila sipas referimit të prindërve i ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten. Të shtunën ka ndodhur dhimbja e kokës në mënyrë të menjëhershme.
Ka nisur hetimin epidemiologjik duke nisur nga ecuria që ka pasur pacientja e deri tani. Është bërë kontrolli në vendin ku ka qenë goca, dhe kontaktet janë shumë ok. Janë kontrolluar dhe familjarët dhe prindërit e motrat e veta, apo njerëzit e tjerë që ka. Është kontrolluar dhe personeli shëndetësor që i ka shërbyer pacientes, dhe në spitalin infektiv e deri tani nuk kemi asnjë problem. Është marrë profilaksia për të gjitha personat që flasim’ tha Donika Mema Bardhi
Eksperja e ISHP-së thotë se nuk ka vend për panik dhe se familjarët e ekipi mjekësor po trajtohet me profilaktikë.
Nuk ka raste të tjera të evidentuara. Familjarët e saj dhe ekipi mjekësor po trajtohen me profilaktit.
Komente