
Kryeministri Rama, ka reaguar pas grevës nga punonjësit e aeroportit të Rinasit ku janë anuluar të gjitha fluturimet.
Rama tha se frymëzuesit e kësaj lëvizjeje janë Saliu e Meta, ndërsa organizatorët do të kallzohen penalisht.
“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do të kallëzohen penalisht”, njofton Rama.
VERITAS.COM.AL