Një ditë pas komunikimit të akuzave ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, SPAK mori të pandehur ditën e sotme për të njëjtën çështje biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja.

Në përfundim të hetimit, SPAK vlerësoi t’i komunikojë Bektashit akuzën e “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërore” dhe “pastrim të parave”, ndërsa Begesë akuzën e “pastrimit të parave”.

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha u mor i pandehur për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, shkruan A2.

Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që u vendos nga GJKKO.

Prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani”, i komunikuan po ashtu akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, dhëndrit të kryetarit të PD, Jamarbër Malltezi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *