Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian (BE) Frontex ka nxjerrë të dhëna të reja statistikore që tregojnë se politikat e ashpra migrantore të ministrit italian të brendshëm populistit Matteo Salvini kanë zvogëluar në mënyrë drastike emigracionin e paligjshëm.

Agjencia e BE zbuloi se numri i rrugëve të emigrantëve të Mesdheut kishte rënë nga 118,962 në 2017 në 23,276 në 2018, një rënie prej rreth 80 për qind pas formimit të qeverisë koalicioniste populiste të Legas se Salvinit dhe Lëvizjes 5Yje raporton Il Giornale.

Sipas të dhënave, numri i ilegalëve në vitin 2018 është shifra më e ulët që nga viti 2012 dhe tregoi se ndërsa Italia kishte një rënie masive për shkak të politikave të Salvinit, Spanja e udhëhequr nga socialistët kishte parë një rritje 157 për qind në kalimet nga deti në 2018.

Fabrice Leggeri, drejtor i Frontex, komentoi mbi shifrat e sapo lëshuara duke thënë se “rruga libiane është bërë më pak tërheqëse për shkak të rreziqeve” dhe tha se trendi i rënies në Mesdheun qendror kishte filluar në verën e 2017 dhe u rrit vitin tjeter.

Nënkryetari i Senatit italian, Roberto Calderoli një anëtar i Legas se Salvinit, tha se ndërsa raporti nuk përmendte në mënyrë të qartë Salvinin, kjo ishte një fitore e qartë për politikat e Salvinit.

“Kjo konfirmon se politika italiane, e zbatuar nga ministri Salvini dhe Qeveria e ndryshimit, punon dhe prodhon rezultate konkrete, edhe në aspektin e jetëve të shpëtuara, sepse Frontex konfirmon se nisjet nga Libia u pakësuan me 87 për qind”, tha ai.

“Këto janë numra të parefuzueshme, të cilat kundërshtojne atë që e majta ka bërë në pesë vitet e fundit, kur ishte për fat të keq në qeveri dhe kishte sjellë mbi 600 mijë emigrantë”, vuri në dukje Calderoli dhe vazhdoi të shtonte ” ne pame se pushtimi mund të ndalet dhe ishte Salvini qe e bëri”.

Shifrat e Frontex pasojnë raportet e Ministrisë së Brendshme italiane që kanë treguar se nivelet e emigrimit të paligjshëm janë ulur me 95 për qind në janar të këtij viti krahasuar me janarin e 2018.

Kjo politike gjithashtu e ka bërë Salvinin një figurë popullore në mesin e elektoratit italian me një projeksion të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian duke treguar se Lega dhe Salvini ka gjasa të fitojnë shumicën e vendeve në Itali.

Projeksioni do ta bënte Legan të dytën vetëm pas Bashkimit Kristian Demokratik të Kancelares gjermane Angela Merkel në numrin e tyre të vendeve në dhomë.

Veritas.com.al/