Kanë filluar të dalin emrat e parë të kandidatëve favoritë për  6 ministritë të cilat do të drejtohen nga ministrat teknikë të propozuar nga PD.

Mësohet se një ndër kandidatët favoritë për të udhëhequr Ministrinë  e Brendshme është Ahmet Prençi.

Prençi ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ai ka qenë edhe inspektor në ILDKP, si edhe drejtor i Hetimit Tatimor, ku dha dorëheqjen pas tre muajsh nën qeverisjen e kryeministrit Rama.

Veritas.com.al/