Një nga ‘heroinat’ që u përball dje në përleshjen me Policinë në afërsi të shkollës “petro nini’ në Tiranë, është punonjëse e Policisë.

Blerta Dervishi, punonjësja e policisë të cilës dje iu desh të përballet me kolegët e saj për të mbrojtur banesën, është pezulluar përkohësisht nga detyra. Në një prononim për median, ajo tregon se dje është kontaktuar nga eprorët për t’i thënë se do të pezullohet për shkak se nuk ka lejuar Përmbarimin të kryejë detyrën.

Përmbarimi Gjyqësor kishte mbërritur me mision për të zbatuar vendimin e gjykatës mbi lirimin e  truallit të zaptuar të një pronari.

‘Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot mu komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”- tha efektivja e policisë.

Veritas.com.al/