Një ajsberg i madh i është afruar një gjiri të Kanadasë, duke e kthyer qytetin Ferryland në një pikë turistike.
Fotografë profesionistë dhe jo-profesionistë, shkaktuan kolona në trafik në autostradën ‘Southern Shore’ gjatë fund-javës. Qindra udhëtarë dolën nga veturat e tyre për të parë “malin e akullt”.
Pamjet e përhapura në botë kanë zgjuar interesin e madh për të vizituar Ferrylandin
Kjo zonë e Kanadasë njihet si një “Luginë Ajsbergësh” për shkak të numrit të madh të gjigantëve të akullit të cilët dalin çdo pranverë.