Moderatori i nje emisioni televiziv, Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurori Ols Dado në lidhje me dosjen hetimore që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Paraqitja e Gjebreas në SPAK vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë çështje.

Ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me përmbajtjen e dëshmisë së tij apo pyetjet që i janë drejtuar nga prokurorët.

Hetuesit po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar të gjitha elementet që lidhen me dosjen.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *