Aleanca Kuqezi, një parti politike reaguese ndaj fenomeneve që shqetësojnë shoqërinë, ka dalë sot në protestë para Kuvendit me parullën:”Të pastrojmë Shqipërinë nga plehrat që na qeverisin” dhe kësaj radhe, logoja e protestës ka qenë fshesa.
Aleancistët kuqezi me fshesat lart bërtitën kundër importit të mbetjeve para Kuvendit pikërisht në orën 9:30, kur deputetë dhe ministra që po përgatiteshin të hynin në seancën plenare të javës.
Kuvendi i Shqipërisë, një javë më parë, ka miratuar një ligj që iu hap rrugë importimit të mbetjeve nga bota drejt Shqipërisë, ku mendohet se do të riciklohet. Kjo ka ngjallur zemërim popullor dhe politik në vend.
Sipas AK, maxhoranca është blerë nga paratë e mafies. Shqipëria është e mbuluar nga plehrat dhe hashashi duke kërcënuar seriozisht sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve, ndaj dhe iu kërkon qytetarëve që të ngrihen për të pastruar Shqipërinë nga “plehrat politike”.
Aktivistet e saj kanë hedhur në mënyrë simbolike fshesa para Parlamentit duke u shprehur se “plehrat politike janë më të rrezikshme se plehrat urbane.”