![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/06/1498746843pppp.jpg)
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Një kamion është përplasur me një veturë të tipit Ford.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i veturës, 35 vjeçari S.Sh.
Mësohet se kamioni ka qenë i parkuar jashtë rruge dhe makina “Ford’ është përplasur me forcë mbi kamionin e parkuar. Makina Ford po lëvizte me një shpejtësi aq të madhe saqë nga përplasja e ka spostuar kamionin rreth 10 metra.
Zjarrfikësit kaun nxjerrë nga vetura trupin pa jetë të drejtuesit S.Sh.
Veritas.com.al/