Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *