Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë është një 22-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, ku makina e 22 vjecarit është përplasur me një trafikndarëse.

Nga veprimet e para dyshohet se 22-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./