Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte është përmbysur.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:10. I mituri, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, 15-vjeçari ka humbur jetën. Pasagjeri, 16 vjeç, ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se ishte marrë fshehurazi nga babai i 16-vjeçarit.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente