Mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesja e veturës ‘Fiat’ që u ëprplas me një mjet tjetër të tipit “Benz Mercedes’ në vendin e quajtur ‘Kthesa e Patokut” në Mamuras.

Drejtuesja e mjetit ‘Fiat’ me ngjyrë të bardhë (Video në fund), ishte mësuese dhe po udhëtonte pas përfundimit të ditës së punës në shkollë; ajo udhëtonte me dy kolege të tjera mësuese. Mësohet se edhe dy koleget e mësueses që mbeti vitimë ndodhen në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Gjithashtu edhe dy pasagjerë të automjetit ‘Benz’ ndodhen me plagë të rënda.

Dyshohet se drejtuesi i makinës ‘Benz Mercedes’ po udhëtonte në krahun e kundërt të rrugës, gjë që shkaktoi edhe përplasjen tragjike me makinën e tipit ‘Fiat’ që udhëtonte sipas rregullave.

Veritas.com.al/