OLIVER JJ LANE/ BREITBART NEWS

Një makinë qeveritare që transportonte Kryeministrin nga Parlamenti në zyrën e tij në Downing Street u përplas me një automjet mbështetës të Mërkurën pasdite, pasi një protestues pro-kurd u hodh para vargut të shoqërimit.

Karvani i motoçiklistëve të policisë, Jaguari i Kryeministrit, një “mjet mbështetës” Range Rover, i cili kuptohet se po shoqëronte eskortën e armatosur të policisë së Z. Johnson – dhe një Range Rover i shënuar nga policia u larguan nga Pallati i Westminster pasi Boris Johnson foli në Parlament pasdite te Mërkurën. Z. Johnson ishte brenda makinës në atë kohë.

Ndërsa autokolona u kthye në Sheshin e Parlamentit për të vazhduar distancën e shkurtër poshtë Whitehall-it në zyrën e Kryeministrit ne Downing Street, një protestues u hodh para automjetit drejtues – një motoçikletë policie – duke bërë që ajo të ndalet. Jaguari i Kryeministrit menjëherë prapa gjithashtu u ndal, por Range Roveri i poicise prapa dukej se po vazhdonte të përshpejtonte në video-pamjet e kapura nga incidenti dhe goditi makinën e Boris Johnson nga pas.

Nuk pati të lënduar.

VERITAS.COM.AL