
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Në një postim të radhës në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se aksioni do të vazhdojë pa ndalim.
“Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”, shkruan kreu i qeverisë.
Më herët Rama ka paralajmëruar se aksioni do të jetë konstant dhe do të gjasë gjatë 4 viteve.
Komente