Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.

Kjo vizitë vjen pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku presidenti Thaçi dhe Kadri Veseli së bashku me persona të tjerë janë përballë një aktakuze për krime lufte.

Kryeministri Rama së fundmi ka njoftuar për mbërritjen e tij në Kosovë teksa e ka cilësuar aktakuzën si flet-rrufe dhe njollë turpi për drejtësinë.

Njoftimi i Kryeministrit Rama:

NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË, E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!