Me largimin e amerikanëve, talebanët nisën që të largojnë nga rruga e tyre të gjithë kundërshtarët. Në disa pamje të publikuara në media shihet sesi talebanët vrasin të paktën 22 komando afganë , të cilët më pas ndodhen të shtrirë në tokë njëri pas tjetrit.
Një veteran amerikan është shprehur rreth 44,000 afganë që ndihmuan Uashingtonin gjatë konfliktit 20-vjeçar janë jashtë Kabulit dhe kërkojnë tashmë evakuim urgjent.
“Kjo është një katastrofë me përmasa epike,” është shprehur një veteran amerikan ndërsa paralajmëron se afganët që ndihmuan ushtrinë amerikane tani pritet të ndiqen dhe vriten sistematikisht nga talebanët.
Në Kandahar po bëhen ekzekutime publike. Kurse, sic raportohet se grave u është thënë se nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në Herat. Talebanët po shkojnë derë më derë në Mazar-i-Sharif duke kërkuar këdo që ka punuar me ushtrinë amerikane.