Nga: VICTORIA FRIEDMAN
Një aktivist i Lëvizjes ‘Remain’ (Të qëndrojmë në BE) ka sulmuar një grua kur po afrohej në një aktivitet të UKIP (United Kingdom Indipendet Party) që mbështeti Brexit-in, ditën e Shtune në Hartlepool, duke e lënë përdhe të gjakosur dhe me plagë.
Fotografët që u ndodhën në ‘skenë’ treguan se si aktivistja kundër Brxit, pak para, nisi grindjen me anëtaren e Partisë UKIP.
Akoma nuk është bërë e njohur se cila e nisi luftën, por gruaja e identifikuar si aktiviste e grupit ‘Remain’ tërhoqi nga triko gruan që po drejtohej për në aktivitetin e UKIP dhe të dyja ranë përdhe. Grupi i UKIP si dhe grupi Remain kanë mohuar se njëra ose tjetra u përkisnin grupimeve përkatëse.
Një burrë që u përpoq të ndante gratë në grindje, ndërsa një burë tjetër me shall me vija qëndroi mes dy grave.
Të dy, pak më vonë u panë se ishin gjalosur në fytyrë.
E dyshuara si mbështetëse e UKIP raportohet se është dëgjuar duke thënë: “Shiko çfarë bërë! Unë jam 62 vjeç”.
Nj zëdhënës i Policisë në Cleveland konfirmoi për ‘MailOnline’ se një zyrtar që ndodhëej në atë skenë ka thënë se ‘ne po shikojmë sot një incident, por aktivistët e UKIP e bëjnë këtë’.
Lideri i UKIP, Paul Nuttall, i cili ditën e Shtune njoftoi se do të garonte për deputet në Boston dhe Skegness, ishte duke trokitur derë më derë për mbështetësit e Hartlepool.
Një zëdhënës i UKIP tha: “Një grua ishte banore e këtushme, ndërsa gruaja tjetër ishte një aktiviste e egër majtiste e cila e shkaktoi grindjen.Ato nuk kanë të bëjnë absolutisht me ne.
“Një rezidente që nuk është mbështetëse e UKIP, u afrua të dëgjonte se çfarë po flitej, por nuk është e njohur nga ne”.
Kjo nuk është hera e parë që mbështetës të UKIP dhe anëtarë të UKIP janë sulmuar nga aktivistët e Lëvizjes ‘Remain’ dhe aktivistët e të majtës ekstreme.
Para dy vjetësh, një banor në Bournemouth u sulmua nga pesë burra dhe u rrëzua përdhe duek e lënë me plagë në fytyrë, në krahë, në këmbë vetëm pse kishte hyrë në kopshtin e UKIP.
Dritarja e zyrës e parlamentares së UKIP, Margot Parker, u thye nga vandalët në vitin 2016. Një dyqani që iu përkiste dy vëllezërve simpatizant të Brexit, i thyen dritaret.
Ish lideri i UKIP, Nigel Farage ka marrë kërcënime të vazhdueshme për sigurinë e tij. Zoti Farage dhe UKIP kanë qenë të detyruar të paguajnë për sigurinë e tyre private si anëtar të Parlamentit për dis vite me radhë. Puna ka shkuar deri aty sa në Mars 2015, gruaja e tij dhe dy vajzat e vogla u nxorën jashtë nga një pub lokal ku po darkonin së bashku një të Diele; gjë që e bënë aktivistë majtistë.
/Veritas.com.al/