“Nga pandemia dalim majtas”, deklaroi Enrico Letta. Sidoqoftë, duke gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve gjermane, lindin disa dyshime. Aq më tepër nëse analizojmë në detaje rezultatet e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD). Formacioni nacionalist gjerman, në fakt, edhe pse ka humbur pak në nivel kombëtar (rreth 2%) dhe në disa zona as që e ka kaluar pragun, ai ka qenë shumë i fortë në landet e Gjermanisë Lindore. Mjafton të thuhet se në rajonet e ish RDGJ si Saksonia, Thuringia dhe Saksonia-Anhalt, ku mbizotërojnë udhëheqësit e saj më radikalë, ajo mori 16 mandate të drejtpërdrejta, duke u bërë partia e parë me gati 25% të votave dhe duke marrë konturet të një formacioni me të vërtetë popullor.

Arsyet e boom-it

Por si e shpjegoni këtë triumf që ndodh pikërisht në pjesën e territorit që ishte për një kohë të gjatë në orbitën e ish -Bashkimit Sovjetik? Sebastian Münzenmaier, nënkryetar i grupit AfD në Bundestag, thotë fjalën e tij: “Njerëzit e Lindjes kanë eksperienca shumë të veçanta dhe e dallojne kur ata që jane ne pushtet largohen nga njerëzit. Vlerat si kombi, atdheu dhe kohezioni, të cilat janë vlerat e AfD, janë më të pranishme atje, dhe miqtë tanë nga Lindja dinë ti flasin shpirtit te njerëzve “.

Me pak fjalë, parullat e së djathtës duket se kanë më shumë vend aty ku kanë qenë më pak të pranishme në historinë e kohëve të fundit dhe kjo është ndoshta një nga arsyet kryesore të suksesit të jashtëzakonshëm. Por një peshë jo pak te konsiderueshme në këto zgjedhje luajten sigurisht edhe vite te politikave të CDU që u shfaqën larg njerëzve të thjeshtë dhe pikerisht për këtë nuk u përtypen nga pjesët më të varfra të popullsisë. Një epokë veçanërisht e errët e cila, sipas Münzenmaier, megjithatë, është ende larg perëndimit.

“Do të vazhdojë – parashikon ai – me mjete dhe forma të tjera. Gjermania do të vazhdojë të jetë financuesi i Evropës, për të mirëpritur çdo azilkërkues dhe për t’i pritur ata për gjithë jetën, për t’i kërkuar qytetarëve të paguajnë për çështje absurde përmes taksave gjithnjë e më të larta dhe kostove të jetesës, dhe do të vazhdojë të jetë subjekt i interesave të aktorëve larg nga njerëzit. “. Ndërsa ajo që duhet bërë – shpjegon ai – është e kundërta.

“Detyra e qeverisë së re duhet të jetë të kthehet përsëri në bërjen e politikës për qytetarët gjermanë: duke përdorur paratë e taksave gjermane për Gjermaninë, duke pranuar se shteti dhe qeveria duhet së pari të jenë në shërbim të njerëzve të tyre.” Partitë e vjetra tashmë po dështojnë në këtë dhe nuk do të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha sfidat që fillojnë nga siguria e brendshme, deri te mbrojtja e kufirit, drejtësia sociale, pagat e drejta dhe qiratë e përballueshme për qytetarët gjermanë ”.

VERITAS.COM.AL