Çelet seanca e parë në themel për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarber Malltezi dhe 3 personave të tjerë të marrë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha nuk është paraqitur në seancën e parë, të pranishëm vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Arben Kraja, ndersa Enkelejda Millonai nuk është paraqitur për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës, gjyqtarja Elsa Ulliri i është drejtuar Malltezit:

-Keni firmosur një shkresë për fletë thirrje për seancën e sotme, a ka marrë dijeni Berisha?

Malltezi është përgjigjur duke thënë se nuk ka informacion në lidhje me këtë.

Ndërsa prokurori Arben Kraja tha se Sali Berisha nuk ka marrë njoftim për seancën gjyqësore. Sipas tij, shoqëria Home plan rezulton se nuk ka avokat dhe kërkoi ndërprerjen e seancës.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *