(FOTO: Alan Dershowitz)

Alan Dershowitz, një studiues i njohur, autor librash dhe jurist i shquar në Shtetet e Bashkuara shkruan në Jerusalem Post:

Fakti që qeveria e Egjiptit tërhoqi votën në Këshillin e Sigurimit për Rezolutën kundër Izraelit, nuk e bën të besueshme atë votë. Aq më tepër tërheqja e Egjiptit nga akti kundër Izraelit, nuk e maskon realitetin dëshpërues që administrata e Obamës për të nxitur miratimin e Rezolutës.

Shtetet e Bashkuara po përpiqet të fshehë rolin aktiv “në prapaskenë” . Por në kontekstin Këshillit të Sigurimit ku vetëm një votë mund të ndalonte rezolutën anti- Izrael nga miratimi automatikisht, abstenimi i përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara e bën të pakthyeshëm aktin e rezolutës. Presidenti që po vjen në Shtetet e Bashkuara nuk ka mundësi të anulojë votën e Amerikës që ka dhënë kundër Izraelit. Një votë e hedhur nuk mund të ketë një votë tjetër që ta kthejë.

Prandaj efekti i vendimit të Obamës për të abstenuar, është bërë me paramendim që të lidhë duart e Presidentit Trump.

Prandaj them se zoti Trump bëri më të mirën duke reaguar ndaj provokimit të Presidentit Obama. Në këtë moment të quajtur “rosaku i gjymtuar”, Trump bëri mirë që të mos ndërhyjë. Por në qoftë se Obama nuk ka shtyrë Egjiptin që të tërheqë votën e tij kundër Izraelit, kjo e komplikon më tej çështjen. Sepse Rezoluta e miratuar do të jetë e pazbatueshme në negociatat mes Izraelit dhe Palestinës… Sikurse është po kaq e vështirë për Obamën në qoftë se ka nxitur Egjiptin, me qëllim, që të tërheqë votën në Këshillin e Sigurimit.

Kështu shkruan juristi dhe studiuesi Dershowitz.

/Veritas.com.al/