Albert Rohan, zëvendës-emisari i OKB- së që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që çoi në pavarësimin e vendit, është përfshirë në debatin për ndarjen e Kosovës ose këmbimin e territoreve duke e kundërshtuar ashpër. Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standard’, raporton Gazeta Express e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo zgjidhje që mund t’i konvenojë Putinit paraqet logjikë fisnore mesjetare.

Rohan ka kërkuar që shtetet e tjera duhet të jenë të qarta si Gjermania e cila është kundër ndryshimit të kufijve.

Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standart’, në të cilën ka folur edhe rreth idesë së presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës më Kosovën.

Rohan thotë se një gjë e tillë është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Veritas.com.al/