Strategjia e re e opozitës jashtë- parlamentare në Shqipëri me sa duket, ka lënë aksionin në vend për largimin e Ramës, dhe po kërkon ‘armiqtë’ e tij në Kosovë. Kohët e fundit është zhvilluar një debat  mediatik mes RAmush Haradinajt, Edi Ramës dhe HAshim Thaçit. Zoti Haradinaj, kryeministër i Kosovës, ka shprehur pakënaqësi ndaj qasjeve të kryeministrit të Shqipërisë ndaj qeverisë së Kosovës- sipas deklaratave të Haradinajt…

Kaq është e mjaftueshme për opozitën jashtë- parlamentare të Shqipërisë (PD, LZHK, PAAS. PR, PBDNJ) që të kujtohen se duke u bashkuar me ‘armiqtë’ e Edi Ramës, kudo që të jenë. Kësaj here kanë menduar se do ta bëjnë revolucionin ‘e ngadaltë’ të bazuar mbi nacionalizmin, duke i bashkuar forcat me kryeministrin e Kosovës.

Sot, e hënë, që në mëngjes, edhe pse ditë e parë e Bajramit, kryetarët e partive aleate të Bashkës, kanë trokitur në derën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari i i qeverisë së Kosovës, i priti politikanët nga Tirana. Ai ka shkruar në “Facebook” për këtë takim, ndërsa ka publikuar edhe fotot e takimit me aleatët e selisë blu.

Mes tjerash, kryeministri Haradinaj thekson se në takim ka patur një bashkërendim të ideve, të cilat sipas tij, do t’i shërbejnë interesit dhe rrugës euroatlantike të të dyja shteteve.

“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë. Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike”-shkruan ai.

Veritas.com.al/