Siç edhe ishte paralajmëruar, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në orën 14:00 një mbledhje të deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Nga 52 deputetë ka grupi parlamentar demokrat, deri në këto momente kanë mbërritur 21 deputetë, ndërsa deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë konfirmuar bojkotimin e mbledhjes.
Më herët mëngjesin e sotëm deputetët e Komisionit të Rithemelimit konfirmuan se nuk do të bëhen pjesë e “këtij teatri”, siç e quajtën ata mbledhjen e thirrur nga Alibeaj.
Një ditë para mbledhjes Alibeaj u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.
Në mbledhjen e fundit të thirrur nga Alibeaj rezultoi se 21 deputetë ishin të pranishëm, ndërkohë që 17 të tjerë janë pozicionuar me Komisionin e Rithemelimit dhe pjesa tjetër nuk janë pozicionuar me asnjërën palë.