Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit. Një 47-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një nga firmat që nxjerr gur dekorativ në malin e Tomorit.

Burimet spitalore nga spitali i Skraparit bëjnë me dije se,mesditën e sotme në malin e Tomorit në vendin e quajtur “Dëvri” ku ndodhen karrierat e pllakave të gurit dekorativ ka humbur jetën duke humbur jetën shtetasi Alket Zeqo, banues në bashkinë e Çorovodës.

47-vjeçari Zeqo mësohet se ishte punëtor në një nga firmat e gurit dekorativ që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Skraparit. Mësohet se Zeqo ishte duke punuar kur një masiv shkëmbi ka rënë dhe e zënë poshtë teksa punonte.

Megjithëse është nisur menjëherë pas ngjarjes nga punëtorët e tjerë që janë ndodhur pranë tij 47-vjeçari Zeqo nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të shkaktuara nga shkëmbi që ka rënë mbi trupin e tij.47-vjeçari Alket Zeqo është banor i qytetit të Çorovodës dhe babai i dy fëmijëve.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme,deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat,në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

VERITAS.COM.AL