Ambasada Amerikane në Tiranë, vetë diplomatja Yuri Kim shpërndajnë menjëherë deklaratën e Sekreatarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili pak minuta më parë deklaroi shpalljen “NON GRATA” të Sali Berishës.

“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ky njoftim është shpërndarë me shpejtësi nga zyra diplomatike në Tiranë dhe vetë Ambasadorja Yuri Kim.

VERITAS.COM.AL