Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar alarmin e ‘rrezikut’ para protestës së opozitës që është planifikuar për nesër paradite. Protestat e mëparshme kanë qenë të dhunshme, prandaj Ambasada bën thirrje për t’u qëndruar sa më larg.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur.

Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, njofton ambasada amerikane.

Protestuesit do të mblidhen nesër para Kuvendit në kohën kur do të zhvillohet seanca plenare sipas rendit të ditës, ndërsa policia ka marrë masa të rrepta për të siguruar godinën dhe deputetët, të cilët nesër do të jenë në Kuvend.

Kësaj here ambasada e SHBA nuk u bën thirrje vetëm qytetarëve amerikanë- siç ka ndodhur më herët- por kujdeset për të gjithë qytetarët pavarësisht nga shtetësia.

Dallimi mes paralajmërimit Amerikan për protestën e 16 shkurtit dhe sinjalit të rrezikut për protestën e nesërme është se ndërsa për protestën e16 shkurtit theksohej se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe pa dhunë; ndërsa tani ndez vetëm sinjalin e ‘rrezikut’.

Veritas.com.al/