Ish-kryeministrin Sali Berisha duket se e presin shumë telashe. Më 19 maj të vitit 2021 Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli Berishën dhe familjen e tij “non grata”, të cilët i akuzoj se janë përfshirë në korrupsion. Ky vendim e kapi në befasi ish-kryeministrin Berisha, i cili u trondit nga themelet dhe u demaskua publikisht, për shkak se në këto 30 vite askush në Shqipëri nuk guxonte të drejtonte gishtin ndaj tij, e jo më ta akuzonte, siç bënë guximtarët amerikanë.
Por pavarësisht këtij vendimi të DASH, i cili për hir të së vërtetës është përshëndetur nga thuajse shumica e qytetarëve shqiptarë dhe klasa politike në vend, zoti Berisha vijon të sfidojë hapur SHBA-të, duke treguar nga dita në ditë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, ndërsa në sinkron të plotë me mbështetës të tij dhe media të sponsorizuara prej tij, ai ka hedhur akuza të forta ndaj amerikanëve, veçanërisht ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Por pavarësisht këtij vendimi të DASH, i cili për hir të së vërtetës është përshëndetur nga thuajse shumica e qytetarëve shqiptarë dhe klasa politike në vend, zoti Berisha vijon të sfidojë hapur SHBA-të, duke treguar nga dita në ditë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, ndërsa në sinkron të plotë me mbështetës të tij dhe media të sponsorizuara prej tij, ai ka hedhur akuza të forta ndaj amerikanëve, veçanërisht ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
drejtpërdrejt në veprime dhe projekte, Berisha jovetëm që s’ka ndërmend të tërhiqet nga politika, por ka shfaqur hapur ambicien për t’u rikthyer në krye të Partisë Demorkatike.
Sali Berisha “non grata”, rrezik për sigurinë e SHBA
Mirëpo të ngacmuar nga lëvizjet e fundit dhe gjuha e përdore e ish-liderit demokrat, gazeta kontaktoi këtë të shtunë me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të cilës i kërkoi një reagim se kush do të jenë raporte e selisë diplomatike nëse Sali Berisha arrin të katapultohet në krye të PD.
Përmes një prononcimi për gazetën “SOT”, ambasada amerikane u shpreh se Uashingtoni është i vendosur për të luftuar me zero tolerancë korrupsionin dhe se sipas saj, të korruptuarit janë rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka do të thotë se ky është nje mesazh i qartë edhe për Berishën. Madje për të treguar vendosmërinë e tyre, ambasada e SHBA kujtoi edhe urdhri e presidentit Biden që doli disa ditë pasi ish-kryeministri u shpall “non grata” se do iu kërkojë llogari personave të përfshirë në korrupsion, sikundër është Berisha.
Pra, pavarësisht manovrave që po përdor Sali Berisha, amerikanët janë të vendosur për të mos lejuar që të korruptuarit të triumfojnë në plotë apo çdo fushë tjetër, duke abuzuar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve të vetë. “Pozicioni i SHBA mbi luftën kundër korrupsionit është i qartë, i palëkundur dhe i pandryshuar. Seksioni 7031(c) i legjislacionit për Buxhetin dhe Operacionet e Huaja prej vitit 2008 i kërkon Sekretarit të Shtetit që të shpallë publikisht ose privatisht ata persona që nuk kualifikohen për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në një kohë më të afërt, Administrata Biden ka ndërmarrë hapa të mëtejshme për të siguruar llogaridhënien e individëve të korruptuar.
Memorandumi për Studimin e Sigurisë Kombëtare i 3 qershorit 2021 theksonte se Shtetet e Bashkuara e shohin luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Urdhri Ekzekutiv i Presidentit i 8 qershorit 2021 përforcon përpjekjet e SHBA që personat përgjegjës të japin llogari për veprimet e tyre, duke përfshirë nëpërmjet dizenjimevee (shpalljeve)”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ambasada: SHBA, nuk do të bashkëpunojë me Sali Berishën
E pyetur, nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën nëse ky i fundit arrtin të katapultohet në krye të Partisë Demorkatike, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ripërsërit edhe njëherë vendosmërinë e saj se nuk do të ketë marrëdhënie me asnjë person të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ne kemi bërë të qartë si nga Uashingtoni edhe në Tiranë se nuk do të kemi marrëdhënie me persona të shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Faleminderit, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.
Megjithatë, një gjë të tillë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e ka bërë të ditur edhe në nëntor të vitit që shkoi gjatë një intervistë: “Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.