(Ivanka Trump përshëndet Ambasadorin e SHBA në Izrael,  David Friedman bashkë me burrin e saj, Jared Kushner  në  ‘Ben Gurion International Airport’.)

Jovanka, bija e presidentit të shteteve të Bashkuara, Donald Trump’, dhe bashkëshorti i saj  Jared Kushner, kanë arritur në Izrael më prag të hapjes së ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara në Jerusalem

Çifti- të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë- do të marrin pjesë në ceremoni. Vtë zoti trump nuk do të jetë në ceremoni.

Vendimi i tij për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi i ka inatosur Palestinezët.

Plani për ceremoninë e hapjes së ambasadës përkon me 70 vjetorin e shtetit të Izraelit.

Sipas Izraelit, Jerusalemi është kryeqytet “i përjetshëm dhe i paanshëm” ndërsa palestinezët e quajnë Jerusalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme- si një kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Vendimi i zotit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit theu neutralitetin në dekada të Shteteve të bashkuara ndaj kësaj çështjeje dhe e nxori jashtë nga sjellja e shumicës së komunitetit ndërkombëtar.

Veritas.com.al/