(FOTO: Ambasadori Lu dhe Adriatik Llalla)/

Sot paradite, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu ka gjetur rastin e një tryeze të sajuar me një titull arkaik: “Pjesëmarrja e qytetarëve në Demokraci”, ku ka folur për Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorët në përgjithësi.

Ambasadori foli direkt me emër për prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të cilin tha se “Llalla ishte rreshtuar në krahun e atyre që nuk e duan Reformën në Drejtësi”.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëve të ILDKPI që është thelbësor për Vettingun. Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetua e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit Emërimeve në Drejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një listë vetëm me 3 anëtarë. Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste”, – tha ambasadori.

Nxitimi i ambasadorit Lu për të shpallur “armiq” të reformës lidhet me faktin se Reforma  duket e pa-aplikueshme dhe e dështuar. Gjithashtu sulmi i tij kundër prokurorëve mban  të njëjtën anësi që ka qeveria kundër prokurorëve.

/Veritas.com.a/