Ambasadori i ri britanik në Shqipëri, Nick Abbott ndodhet në Tiranë. Ka qenë vetë ambasadori që ka bërë publik lajmin, ku në një videomesazh për Shqipërinë ka folur shqip.
Gjatë fjalës së tij Abbott premton fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se partneriteti mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do kalojë në “lartësi” të reja.
“Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja”, thotë ndër të tjera ambasadori britanik.