Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë që kujtohen sot përmes një konferencë ndërkombëtare Akademia e Studimeve Albanologjike (Instituti i Historisë), ambasadori i Britanisë Alaistair King-Smith, teksa shprehu vlerësimin për historikun e këtij raporti u ndal edhe ne debatin që është krijuar së fundmi për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë.
Ambasadori King-Smith tha se është i zhgënjyer nga raportimet e mediave britanike për Shqipërinë, të cilat shpesh herë i kanë cilësuar shqiptarët si kriminelë. Ambasadori u shpreh se e vlerëson shumë komunitetin shqiptar, ndërsa theksoi se Shqipëria është një vend i bukur dhe mikpritës. Një ftesë e pati për të gjithë britanikët që të vijnë të vizitojnë vendin tonë.
“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani. Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, tha ai ndër të tjera.
Debatet për emigrimin e shqiptarëve vijnë pasi sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilesoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje.