(FOTO: Trump: “Fëmijët” e Obamës përjashta nga banjat, mbyllni dhomat!”/

Stafi i tranzicionit i Presidentit të zgjedhur Donald J. Trump ka lëshuar një urdhër të përgjithëhsm që kërkon që të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht  nga administrata Obama tyë lënë postet ditën e Inaugurimit të Presidenti Trump. Në këtë listë futen si ata ambasadorë që kanë shumë vite në detyrë, ashtu si edhe ata që kanë një kohë të shkurtër- njofton Ney Yor Times.

Mandatet e lëshuara “pa përjashtim” sipas një kablli të shkurtër të dërguar më 23 Dhjetor nga Departamenti i Shtetit, diplomatët që e shikojnë këtë shënim, duhet të kishin plotësuar një kërkesë për kthimin nga detyra që mbajnë dhe të kthehen në Shtetet e Bashkuara përveç atyre ndodhen në vende kritike , sidomos në shtete  si Gjermani, Kanada dhe Britani.

Në të kaluarën, është garantuar shpesh zgjatja e mandateve të ambasadorëve sipas strategjisë “rast pas rasti” duke krijuar hapësira që  ambasadorët ta kalojnë postin dorë më dorë. Por mandatet janë zgjetur edhe për arsye të fëmijëve në shkollë, ose arsye të tjera që e kanë lënë ambasadorin të palëvizur për muaj të tërë.

Në kontrast me këtë, zoti Trump po ndjek linjën e ashpër kundër mbajtjes së ndonjë emërimi politik të presidentit Obama teksa po përgatitet të marrë në dorë administratën e re më 20 Janar. Emërime “politike” janë kryer për shumë ambasadorë të cilët kishin lidhje me presidentin dhe administratën e tij, dhe këta duhet të lënë detyrën menjëherë.

Një këshilltar i Trump tha se kjo nuk është ndonjë gjë për t’u tronditur, duke e përshkruaar si një masë të thjeshtë që siguron se administrata e Obamës nuk do të mbikëqyrë më dhe do të largohen edhe mijëra ndihmesa të Shtëpisë së Bardhë dhe të administratës.

Në këtë mënyrë, edhe ambasadorët nuk duhet të ndodhen para të papriturës që të ndërpritet mandati në këtë datë të caktuar.

/Veritas.com.al/