Ka nisur Samiti i IV i Diasporës në Tiranë, duke bërë bashkë shqiptarë nga e gjithë bota. Në Samit fokus të veçantë ka integrimi, ekonomia dhe rëndësia e Diasporës.
Kryeministri Edi Rama teksa mbajti fjalën e tij tha se Diaspora është forca transformuese e vendit.
“Ju jeni zgjatimi i gjallë i Shqipërisë kudo në botë.
Ka pasur një kohë jo shumë larg kur shqiptarët iknin nga Atdheu duke i mbajtur zemrat si gurë mbi shpinë. Ato që historia deri dje i quante ikje të pangushëllueshme, koha e ka shndërruar në lidhje të pazëvendësueshme.
Sot Diaspora Shqiptare është vlerë e shtuar e Shqipërisë.
Shqiptarët ndërtuan familje, karrierë profesionale të suksesshme. Ndërkohë që Shqipëria mbetej një vrimë e zezë në parafytyrimin e të tjerëve ju mbartët fillin e padukshëm që na lidh të tërëve në këtë tokë. Një fije e bërë nga gjuha që flitet në shtëpi dhe traditat që mbahen gjallë dhe kujtimet që kalohen nga babai e nëna të vajza e djali”, tha Rama.
Komente