Diplomati kryesor i Koresë së Veriut në Itali ka kërkuar azil dhe është fshehur, tha një ligjvënës i Seulit për reporterët pas një takimi me dyer të mbyllura me zyrtarët e Inteligjencies së Koresë së Jugut, sot ditën e Enjte.

Ky rast mund të shënojë dezertimin e njeriut me profil më të lartë nga një i dërguar i karrierës i Koresë së Veriut që kurse zëvendës- ambasadori i Londrës abandonoi postin në vitin 2016.

“Mandati i ambasadorit në detyrë, Jo Song Gil do të mbaronte nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar dhe ai u arratis nga rezidenca e diplomatëve në fillim të Nëntorit bashkë me gruan e tij”, tha për reporterët ligjvënësi Kim Min-ki .

Jo, 48 vjeç, ka qenë ambasador i emëruar në Romë që në Tetor 2017 pasi Italia dëboi ambasadorin e radhës, Mun Jong Nam si akt proteste kundër provave bërthamore të Koresë së Veriut, akt që shkeli rezolutat e OKB.

Veritas.com.al/