Ajo premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga SHBA për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Statusi në twitter

Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga SHBA për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Veritas.com.al/