Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz u ka bërë sërish thirrje partive të opozitës që të marrin pjesë në zgjedhje.

“U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, – tha ambasadorja.

Deklaratën ajo e bëri pas takimit me Drejtoreshën Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC), ku kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019.

Veritas.com.al/