Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka anuluar takimin në shkollën e Magjistraturës. Lajmin e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ambasada amerikane, ku shpërndan edhe një mesazh të ambasadores Kim.
“Nuk mund të vizitoj Shkollë e Magjistraturës ashtu si ishte paracaktuar – Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë për COVID-19, por doja të falënderoja drejtorin Sokol Sadushi dhe ekipin e tij për punën e tyre të shkëlqyer me programin Drejtësi për të gjithë të USAID/Albania dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, në zbatimin e reformës në drejtësi.
Lajm i mirë që Shkolla e Magjistraturës ka një kurrikulë të plotë për Administrimin e Gjykatave dhe një model modern të sallës së gjyqit për trajnimin e gjykatësve të rinj. “ – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
VERITAS.COM.AL/