Thirrja e bërë para pak ditësh nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim për të kaluar në veting kandidatët për deputetë ka shkaktuar një debat të fortë në opinionin publik.

Ambasadorja Kim ka përforcuar këtë thirrje duke thënë se kjo nuk duhet bëhet se e kërkon një ambasador por sepse e kërkon ligji shqiptar. Në një postim në Twitter Yuri Kim shkruan se udhëheqësit duhet të pastrojnë listat, kjo sepse kërkohet nga ligji shqiptar, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit.

“Udhëheqësit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”- shkruan ambasadorja në Twitter.

VERITAS.COM.AL