Shtetet e Bashkuara thotë se “të gjitha opsionet janë mbi tavolinë” për përgjigjen ndaj sulmit me armë kimike në Siri, ndërsa liderët e Perëndimit po vlerësojnë veprimin ushtarak.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders iu tha reporterëve se vendimi përfundimtar mbi sulmin ushtarak nuk është marrë akoma.
Por ajo tha se Shtetet e Bashkuara quan përgjegjëse Rusinë për incidentin.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara është mbledhur të Enjten, ndërsa kryeministre e Britanisë Theresa May ka thërritur mbledhjen e kabinetit të qeverisë së saj.
Liderët Perëndimor duket se po përgatiten për sulmin ajror, por personalitete Ruse kanë thënë se do të hakmerren kundër çdo sulmi mbi aleatin e saj, Siri.
Ditën e enjte, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ishte “shumë e domosdoshme që të shmanget çdo hap që mund të rrisë tensionet mbi Sirinë”.
Veritas.com.al/