Patriarku Ortodoks i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill, ka nisur një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me zonjën Monika Kryemadhi dhe dy vajzat e tyre Borën dhe Erën, mikpritën mbrëmë, me një darkë zyrtare, Patriakun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill me rastin e vizitës në vendin tonë. Të pranishëm në darkën e mirëseardhjes ishin të gjithë krerët e komuniteteve fetare, ambasadorë të shteteve të huaja si dhe ministrja e Kulturës.

Duke iu drejtuar Shenjtërisë së Tij Kirill dhe delegacionit të Patriarkanës së Kishës Ortodokse të Rusisë, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas dhe peshkopëve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri, Nuncit Apostolik Imzot Brown, Ambasadorit të Federatës Ruse Karpushin, krerë institucionesh dhe të ftuarve të tjerë, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Fort Shenjtëria Juaj, Patriark i Moskës dhe të gjithë Rusisë!

Mirë se keni ardhur në Shqipëri!

Ju uroj qëndrim sa më të këndshëm dhe përmbushje me sukses të misionit tuaj shpirtëror, atë të paqes dhe të solidaritetit, në vendin tonë!”.

Sot në mëngjes, patriarku ortodoks rus, mësohet se ka zhvilluar një takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në zyrën e Presidentit.

Pjesë e vizitës së tij në Shqipëri, janë edhe takime me zyrtare të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Veritas.com.al/