(FOTO: Kontributi i George Soros për shtratin e Cannabis)/

Edhe sa kohë do të vazhdojë Shtetet e Bashkuara të mbështesë rrjetin socialist me dredhi kriminale në Shqipëri?- pyet në editorialin e vet revista shumë e njohur “The American Spectator” më 18 prill 2017.

Kryeministri socialist Edi Rama është i vetmi lider i huaj i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara me fjalime “plehra” ndaj Donald Trump vitin e kaluar, ndoshta me urdhër të mikut të tij të ngushtë, George Soros.

“Zoti e ndaloftë” fitoren e Trump tha Rama për gazetarin Richard Quest në CNN.

Zgjedhja e Trump mund “të dëmtojë Amerikën dhe gjithë botën”, predikoi kryeministri 52 vjeçar me profesion artist.

Akoma Rama vazhdon të përfitojë nga programi i USAID, i menagjuar nga gruaja e tij e dytë (nga katër) dhe të manipulojë ambasadën e Shteteve të Bashkuara, edhe pse vendi që ai qeveris ka rënë poshtë, megjithatë nxit kaos në Maqedoninë fqinje.

Politika e Shteteeve të Bashkuara duhet të bëjë një kthesë në formën e “U” në Shqipëri.

Shqipëria në rrëmujë; fitorja e 2013 ishte paraprirë nga dhuna.

Partia më e madhe e Opozitës, PD, ka bojkotuar zgjedhjet që ishin parashikuar në qershor 2017, për të cilat Partia Socialiste është përgjegjësie- shkruan “The Spectator”.

Gjithashtu disidentët e regjimit komunist, muajin e kaluar kundërshtuan emërimin e Fatmir Xhafaj si Ministër i Punëve të Brendshme, një ish persekutor gjatë diktaturës së Emnver Hoxhës.

Hoxha kishte burgosur mbi 100, 000 vetë n kampe shnjerëzore, rreth 5, 500 ishin ekzekutuar pa gjyq. Mes tyre, më të shtypurit dhe të dhunuarit ishin priftërinjtë katolik. Papa Francis shenjtëroi 40 prej martirëve vitin e kaluar.

E pabesueshme, 27 vjet pas rrëzimit të komunizmit, politika e Shqipërisë është e trazuar nga klanet grabitqare të periudhës së Stalinit, dhe më vonë të inspiruar sipas diktatorit Mao.

A dështoi Perëndimi me Shqipërinë?

Mund të bëhet pyetja: Vallë a dështoi Perëndimi në mbështetjen e Shqipërisë drejt Demokracisë?

Vetëm USAID shpenzoi 60 milion dollarë vetëm në sektorin  drejtësisë por nën drejtimin e kompanisë “Shoqëria e Hapur “ e George Soros. Nuk dihet ku mbaron interesi i Soros e ku fillon interesi i USAID.

Por Perëndimi ka nxitur mos- funksionimin e shtetit duke pasuruar rrjetin nepotik.

Në serinë e parë të këtij dosieri “Maqedonia ndaj George Soros dhe USAID: Largohuni!”, kemi shpjeguar se si ky faktor i jashtëm kanë ndihmuar Partinë Socialiste dhe kolonën e Pestë të aleatëve në NGO, duek punësuar njerëz të dhunës si një nga taktikat për të marrë pushtetin përkundrejt konservatorëve.

Plani analog i Soros për Shqipërinë arriti sukses në vitin 2013, kur Edi Rama i Partisë Socialiste mundi Partinë Demokratike në një fitore të paraprirë nga dhuna.

Kobure në dorë të Clinton dhe Soros.

Shqipëria, aktualisht figuron në zgjedhjet Amerikane të vitit 2016.

WikiLeaks duke zbuluar emailet e zonjës Clinton në verën e kaluar konkludoi  se Hillary Clinton dhe George Soros kishin drejtuar një veprim specifik për të shkaktuar dhunë në protestën e Edi Ramës në rrugët e Tiranës në Janar 2011.

Stafi i Clinton reagoi menjëherë. Brenda pak ditësh , të dërguarit e BE dhe të këshilluar nga Soros, dërguan diplomatin sllovak Miroslav Lajcak (në atë kohë ministër i Jashtëm i Qeverisë Social- demokrate, i cili ishte anëtar i Partisë Komuniste para vitit 1990).

Në atë kohë Rama ishte kryetar Bashkie në Tiranë dhe kryetar i Opozitës.

Rama nxiti demonstruesit- ku u vranë 4 vetë dhe u plagosen 150- që të protestojnë kundër korrupsionit qeveritar, duke nxjerrë një video të realizuar nga ministri i ekonomisë ku dukej Ilir Meta- nën kryeministër i përzjerë në një mashtrim me para. Të dy- si ministri që filmoi në mënyrë sekrete edhe nënkryeministri, i përkisnin të njëjtës parti, LSI- partnerë në qeverisje me PD.

/Veritas.com.al/

(CONTINUED)